Gjyqi ndaj Shpëtim Gjikës, gjykata e Vlorës bën shkëputjen e çështjes

Gjykata e Vlores shkeput nga gjykimi dosjen “Gjika” dhe 7 nepunesit e tjere. Ne seancen e katert, gjyqtarja Anastasi Shehu, komunikoi vendimin qe e shkeput gjykimin nga Vlora me kerkese te prokurorise dhe gjykates se Vlores drejtuar gjykates se larte.Ne seancen e sotme nuk u paraqit asnje prej te akuzuarve, perveçse dy avokateve mbrojtes si dhe prokuroret e çeshtjes, të cilët kerkuan te shtyhej seanca pasi sipas tyre nuk kishin njoftimin shkresor dhe zyrtar per pergjigjen e gjykates se larte ne Tirane.I po te te njejtit mendim ka qene edhe avokati i te pandehures Eleni Dardha, qe e cilesoi te pakuptimte largimin e çeshtjes nga gjykata e Vlores . Ne keto rrethana gjyqtarja Shehu komunikoi njoftimin e gjykates se larte te Tiranes dhe urdheroi kancelarin e gjykates se Vlores te komunikojne me palet.Me heret gjykata e lartë pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës për transferimin e dosjes gjyqësore në ngarkim të krybashkiakut Shpëtim Gjika dhe ja percolli me shkrim ne rruge zyrtare paleve kerkuese.Kërkesa e Prokurorisë së Vlorës për transferimin e dosjes "Gjika" u regjistrua në Gjykatën e Lartë më 20 nëntor të këtij viti, pas seancës së parë të zhvilluar në Vlorë. Shpëtim Gjika akuzohet nga Prokuroria për falsifikimin në bashkëpunim të proçesverbaleve të dy mbledhjeve të KRRT-së së Vlorës.