Bulqizë, një foshnje e pajetë gjendet e hedhur në kanal

Një foshnje e pajetë është gjeturmesditën e sotme në Fushë Bulqizë, e hedhur në një kanal. Foshnja e pajetë e seksit femër është pikasur nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas kanë lajmëruar menjëherë forcat e komisariatit të Bulqizës.Sipas bluve dyshohet se foshnja është e sapolindur, pasi është gjetur pa veshje në trup. Ndërkohë trupi i pajetë është dërguar nga policia në spital, ku më pas do ti nështrohet ekspertizës mjeko-ligjore.Policia po punon për identifikimin e prindërve të foshnjes.