Makina me logo policie e grabitësve gjendet e braktisur në Laç, asnjë gjurmë për “komandot”

Gjendet në Laç makina e autorëve të grabitjes së dy kambistëve në qytetin e Durrësit. Makina tip “Land Rover” e bardhë me targa angleze që përdor në grabitje është gjetur e braktisur në një rrugicë në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po kryen verifikimet e duhura për gjetjen e ndonjë prove që do të mund të çonte në identifikimin e tre grabitësve.Mëngjesin e së martës dy kambistë u grabitën në vendin e tyre të punës. Ngjarja ndodhi në tregun e lirë të këmbimit valutor, pranë ish-Farmacisë nr1. në një nga zonat më me lëvizje të qytetit bregdetar.Persona ende të paidentifikuar dhe të maskuar u kanë vjedhur 100 mijë USD kambistëve Rajmond Çollaku dhe Arben Çuni, të cilët i kanë goditur dhe me shkop bejsbolli.Dy kambistët e dëmtuar, që punonin me llogari të përbashkët, i janë afruar mjetit që ka ndaluar pranë tyre për të ofruar si zakonisht shërbimin e shkëmbimit valutor, po personat brenda kanë zbritur nga mjeti dhe nën kërcënimin për jetën dhe goditjen me shkop bejsbolli u kanë marrë paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tipit “Land Rover” me targa angleze, xhama të zinj dhe një fenelinë emergjence. I dëmtuar financiarisht deklarohet të jetë dhe një kambist i tretë.Ndërkohë policia hijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.