Mungesa e sinjalistikës rrugore, shkak për aksidente dhe kaos në qarkullim
Sinjalistika rrugore,horizontale apo vertikale ne qytetin e Elbasanit eshte inegzistente, nderkohe qe edhe ne ato pak vende ku ajo eshte e pranishme eshte krejtesisht e shkaterruar.Prej vitesh nga institucionet pergjegjese nuk eshte treguar vemendje per zevendesimin e sinjalikstikes ne nje kohe qe edhe ne investimet e kryera se fundmi vendosja e saj nuk ka qene pjese e rikonstruksioneve apo ndertimeve te projekteve te reja.Bulevardi kryesor, i vetmi ne qytetin e Elbasanit ne asnje pjese te tij nuk ofron sinjalistike horizontale e cila do te disiplinonte qarkullimin e automjeteve, por sidomos te kalimtareve ku kalimi i tyre nga njera ane e bulevardit ne tjetren ne mjaft raste shoqerohet me rrezikun per jeten.Per shefin e policise se qarkullimit rrugor ne Elbasan, Luan Shehaj,mungesa e sinjalistikes eshte prezent jo vetem ne qytet, por edhe ne akset nacionale.Perballe kesaj situate jane efektivet e policise rrugore ata qe po normalizojne trafikun, duke u kthyer ne zevendesues te sinjalistikes rrugore,si e vetmja menyre per te evituar aksidentet e shumta te cilet ne qarkun e Elbasanit gjate vitit te kaluar kane shenuar mbi 30 viktima.