IFFHS: Neuer portieri më i mirë për vitin 2013
Manuel Neuer është portieri më i mirë në botë. Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, shpalli portierin e Bajernit të Mynihut si gardianin më të mirë të vitit 2013. Gjermani, i cili vitin e kaluar fitoi pesë trofe me skuadrën e tij, mes të cilave dhe Botërorin e Klubeve arriti të lërë pas me një diferencë të madhe rivalët e tij në këtë garë. Neuer në total grumbulloi 211 pikë, ndërsa në vendin e dytë u rendit italiani i Juventusit, Gianluigi Buffon, me 78 pikë i ndjekur më pas nga gardiani i Chelsea të Londrës, Petr Cech që grumbulloi 64 pikë. Neuer u përzgjodh si më i miri pas një votimi të gazetarëve e ekspertëve të lojës nga më shumë se 70 vende.Pesë edicionet e fundit, portieri më i mirë ishte shpallur Iker Casillas, që këtë herë nuk ishte as në treshe për shkak se te Reali ka përfunduar rezervë e Diego Lopezit. IFFHS shpalli gjithashtu dhe gjyqtarin më të mirë të vitit 2013, i cili është anglezi Howard Webb, që ndiqet nga Nicola Rizzoli e hungarezi, Victor Kassai.