Atletiko i rrëmben një pikë Valencias në Kupën e Mbretit

Atletico Madrid vazhdon të shkëlqej edhe në Kupën e Mbretit, teksa mbrëmë ka hedhur një hap drejt çerekfinaleve. Fituesja në fuqi e trofeut arriti të barazojë 1-1 në "Mestalla" me Valencian, ku protagonisti i vërtetë ishte portieri Courtois që të paktën në pesë raste ndali gola të sigurtë drejt portës së tij.Vendasit  zhvilluan një takim mjaft të mirë duke krijuar raste të shumta për shënim. Përballlë ishte një ndër skuadrat më në formë në Evropë, Atletiko Madrid. Atletiko ju fal edhe pritjeve të shkëlqyera të portierit Kurtis që në disa raste u shëndrua në një hero të vërtetë. Në minutën e 72-të, skuadra e Simeones shënoi golin e avantazhit i cili u kundërshtua edhe për pozicion jashtë loje.Valencia provoi të regonte por përballë kishte fatin dhe një super Kuritas që edhe në fund të ndeshjes vazhdon të tregohet vendimtar me pritjet e tij.  Portieri i Atletikos pasi ndali Fegulin, u ndëshkua më pas nga Helder Postiga që me kokë arrin të barazojë rezultatin e takimit. Por ky barazim favorizon shumë Atletikon e cila do ta luaj ndeshjen e kthimit në fushën e saj. Los Kolchoneros fillimisht do të kenë një duel ferri me Barcelonën në duelin për kreun e La Ligas.