Gjirokastër, kapen 196.4 kg drogë, digjet makina e oficerit të antidrogës

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 196.4  kilogramë mariuanë ndërsa ka shpallur në kërkim edhe transportuesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë një operacioni të ndërmarrë që prej mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër është sekuestruar  sasia e lëndës narkotike  por nuk është arritur të arrestohet transportuesi i drogës.Sipas policisë, drejtuesi i automjetit porsa ka parë që e ndiqte policia ka shtuar shpejtësinë por në afërsi të vendit të qaujtur NSHN, automjeti është fikur dhe   drejtuesi i automjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpjetësi.Menjëherë në ndjekje të drejtuesit të automjetit janë vënë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër por kapja e tij ka qenë e pa mundur pasi shiu i rrëmbyeshëm, tereni mjaft i vështirë  dhe erresira  ka bërë që autori të largohej.Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku nga  kqyrja që iu bë automjetit tip Reno  pa targa u gjetën 32 pako të mëdha me peshë 5.2 kilogramë secila dhe 25 pako me peshë 1.2 kilogramë secila. Pakot ishin të mbështjella  me letër natriban , ku çdo pako kishte nga një + të shkruar me bojë  të verdhë,  gjithësej  196.4 kg Mariuanë.Nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të marra më parë si dhe duke u bazuar në prova të gjetura në vendngjarje si dhe të dhënat e  automjetit  kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit i cili është shtetas nga  fshati Lazarat me precedent penal  në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike    ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.Po nga informacionet e marra  nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  rezultoi se lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë.Digjet makina e specialistit të anti-drogësDy orë më vonë në rreth orës 03.30 , në afërsi të tregut në lagjen "18 Shtatori" Gjirokastër , ka marrë flakë  në pjesën e pasme automjeti tip BMV me targa të rregullta në pronësi të një prej Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.  Me ndërhyrjen e menjëhershme të repartit zjarrfikës u bë e mundur shuarja e flakëve por automjeti ka pësuar dëmtime. Në vendngjarje grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake dhe po vijon puna, pasi mendohet se zjarri është i qëllimshëm dhe për shkak të detyrës, po nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë shkëndije elektrike.