Vota kundër Palestinës, MPJ: Paqja me Izraelin, e vetmja zgjidhje

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpjeguar qëndrimin dhe votën e saj kundër rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme për Palestinën. Përmes një deklaratë të bërë publike në faqen zyrtare të Ministrisë, MPJ bën me dije se Shqipëria iu përmbajt pikëpamjes se vazhdimi i procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës dhe pranimit nga palët i ekzistencës së dy shteteve, të cilët jetojnë në paqe dhe siguri me njëri-tjetrin është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.“Dje Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash një rezolutë me anë të së cilës i njeh Palestinës statusin e Shtetit Vëzhgues Jo Anëtar të kësaj organizate. Shqipëria abstenoi së bashku me 40 vende të tjera rajonit, Evropës e më gjerë. Si një vend që e ka njohur Shtetin e Palestinës dhe mbështetur të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, me qëndrimin e saj Shqipëria iu përmbajt pikëpamjes se vazhdimi i procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës dhe pranimit nga palët i ekzistencës së dy shteteve, të cilët jetojnë në paqe dhe siguri me njëri-tjetrin, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e pranueshme”thuhet në deklaratë.Ministria e Punëve të Jashtme gjen rastin të rishprehë vullnetin e plotë për të bashkëpunuar ngushtë me palët dhe komunitetin ndërkombëtar me synimin për të kontribuar në vendosjen e paqes dhe marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.Më herët Ambasadori palestinez në Shqipëri, Issam Massalha ka reaguar në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë me votimin e djeshëm të OKB-së, ku deklaroi se prisnin një votë pro nga ana e Shqipërisë.“Ne shpresonim në mbështetjen e qeverisës shqiptare. Shpresonim që Shqipëria të radhitej me ata që votuan pro”, thotë Massalaha, ndërsa nënvizon se pozicioni i zgjedhur nga Shqipëria nuk i zhgënjeu, edhe pse pritshmërinë i kishin për më shumë.“Nuk jemi të zhgënjyer nga pozicioni i Shqipërisë. Populli mik shqiptar qëndron krah palestinezëve, për Palestinën kjo do të thotë një fitore e madhe”, tha ai.Të enjten Palestina u anëtarësua me statusin e vëzhguesit, pas përpjekjeve shumëvjeçare për t’u njohur nga kjo organizatë. Bëhet e ditur se, 138 shtete votuan “pro”, 41 abstenim dhe vetëm 9 “kundër” vendimit për Palestinën.