Memushaj nuk ndalet, shënon përsëri

Ledian Memushaj duket se ka marrë në krahë skuadrën e tij dhe çdo javë është vendimtar me lojën dhe golat e tij. Mesfushori kuqezi ka shënuar dje golin e rradhës në Serinë B italiane duke i hapur rrugën fitores Kaprit.Paraqitjet e tija kanë qënë konstante prej shumë javësh, tashmë duket se kanë ardhur dhe golat për mesfushorin vlonjat që ka rritur gjithmonë e më shumë kuotat e tij në merkato. Kapri ditën e sotme luante në transfertë ndaj Lancianos dhe janë gjendur në disavantazh që në minutën 8-të, por nuk janë dorëzuar dhe menjëherë kanë gjetur barazimin me anë të Memushajt që në minutën e 22-të i ka shtuar besimin skuadrës së tij e cila më pas ka shënuar edhe dy herë të tjera duke arritur një fitore të rëndësishme në transfertë, duke u afruar gjithmonë e më shumë me zonën e play-off që të dërgon në Serie A, duke qënë vetëm tre pikë larg.Ky ka qënë dhe goli i tretë në këtë sezon për Kaprin në 20 ndeshje të zhvilluara. 27-vjeçari vlonjat ka zhvilluar dy ndeshje me kombëtaren e De Biasit dhe një është një alternativë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë. Ndërkohë sulmuesi tjetër shqiptar Edgar Cani dukt se është në një krizë të vërtet pasi nuk ëshët aktivizuar për asnjë minutë.