Neymar, braziliani më i shtrenjtë

Pluri Consultoria, me seli në Sao Paolo të Brazilit, ka bërë studime mbi vlerën e futbollistëve në merkato. Studimi i saj i fundit analizon vlerën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë brazialianë. Rezultatet tregojnë se Neymar i Barcelonës mbetet futbollisti brazilian me vlerën më të lartë në merkato, plot 67.4 milionë euro, që është 22.5% më shumë se shuma që ylli brazilian vlerësohej një vit më parë.Neymar ka privilegjin të jetë më i shtrenjti i futbollistëve karioka që nga 2011, teksa dy vitet e fundit vlera e tij ka ardhur vetëm në ngjitje. Vendi i dytë i rezervohet sulmuesit të Zenitit Hulk, i cili sot kushton 46.2 milionë euro. Rënie të ndjeshme në vlerën e merkatos ka pësuar futbollisti tjetër blaugrana, pikërisht mbrojtësi Dani Alvesh, kartoni i të cilit vlerësohet 23.3 milionë euro.Në dhjetshen më të mirë tërheqin vëmendjen dy raste. Rënia e vlerës së mbrojtësit të Paris Saint Germain Tiago Silva dhe ngjitja e menjëhershme e mbrojtësit tjetër të parizienëve, Markinjos, që vlerësohet 718.8% më shumë se një vit më parë.Ngjitje të larta ka pësuar edhe vlera e kartonit të mesfushorit të Manchester Sitit Fernandinjo, që sipas Pluri Consultorias sot kushton 29.4 milionë euro, pra 100% më shumë se një vit më parë, kur renditej i 30. Ndërkoihë që sa I ëprket vlerës së përgjithshme të lojtarëve braziulian që luajnë në kampionat të dnryshme më e lart është në Angli në 265 milionë euro 12 lojtarë, më pas vjen Spanja me 201 milionë me 10 lojtarë dhe Brazili me 157 milionë euro me 25 futbollist.