Jakshiç apelon për protesta kundër kufijve Kosovë-Serbi

Politikani serb Marko Jakshiç, u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që me protesta masive dhe paqësore t’i thonë “jo” vendosjes së pikave kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Ai ka ftuar serbët që të protestojnë para godinës së qeverisë serbe  dhe në afërsi të vendkalimeve Bërnjak dhe Jarinë të shprehin pakënaqësinë me vendimet e Prishtinës dhe Beogradit.Dy vendet kanë arritur marrëveshje që se shpejti të nisin me zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.Disa zyrtarë në Beograd kanë thënë se kjo marrëveshje do të nisë së zbatuari më 10 dhjetor.Jakshiç ka thënë se përcaktimi i vendkalimeve kufitare vendos pavarësinë e Kosovës.