Koshtunica: Të pengohet vendosja e kufirit me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë  Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se detyra më e madhe e Serbisë është të pengojë vendosjen e kufirit me Kosovën.Në një intervistë për mediat serbe, Koshtunica theksoi se pengimi i vendosjes së kufirit është pika e kthesës e cila do ta përcaktojë fatin e vendit.Koshtunica i është referuar edhe negociatave me Prishtinën të cilat sipas tij duhet të zhvillohen nën mandatin e OKB-së dhe në përputhje me Rezolutën 1244.