Përgjimet, Krasniqi: Thaçi, Lushtaku e Grabovci të kërkojnë falje publike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka kërkuar sot nga Kryeministri Hashim Thaçi,nga Kryetari i Komunës së Skederajit Sami Lushtaku dhe shefi i grupit parlementar Adem Grabovci që t’i kërkojnë falje publike për ofendinmet që kanë bërë në adresë të tij.Ndërsa ka reaguar pas publikimit të telefonatave, Krasniqi ka theksuar se nuk është ofenduar ai personalisht por është ofenduar Kryetari i Kuvendit të Kosovës.Ai ka refuzuar të flaës më tepër në lidhje me këto përgjime por ka shtuar se pavarësisht se çfarë ka ndodur ai vazhdon të ndihet mirë.Këto komente ai i bëri pas mbledhjes se kryesisë së Kuvendit ku është caktuar që sot në orën 14:00 të mbahet një seancë solemne për nder të lirimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.