Haradinaj: Do punojë me të gjithë ju
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë solemne për nder të lirimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës , kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se do punojë me forcat politike për të ardhmen e Kosovës.“Është sfiduese që flas para jush sidomos që ju jetoni çdo ditë me punët dhe sfidat që përballet vendi ynë, por edhe me sfidat që përpara jemi përballur. Do të jem shumë i kujdesshëm që të punoj me gjithë ju me përkushtimin më të madh, që të krijojmë kualitet sa më të mirë në demokraci. Të gjitha sfidat duhet ti zgjidhim sëbashku" tha HaradinajAi theksoi se lirimi i tij dëshmoi dhe njëherë se lufta e popullit të Kosovës për çlirim ishte e drejtë.“Lirimi im ishte drejtësi për popullin e Kosovës. Mua më jep motiv që të ecim përpara për sfida që na presin. Vendin tonë ta shohim fitues, jo fitues vetëm një grup politik. Ndjenja që jam këtu është shumë e fortë. Ju uroj të gjithëve shqiptareve festen e pavarësisë së Shqipërisë në këtë 100 vjetor të saj. Ju faleminderit për nderin që më bëtë sot këtu z Krasniqi me këtë fjalë, për pritjen z kryeministër dje në aeroport, edhe gjithë qytetarëve që ishin prezent aty”, theksoi Haradinaj në fjalën e tij.Ndërsa kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka theksuar se vendimi i Gjykatës së Hagës vërteton luftën e drejtë të UÇK-së.“Vendimi i djeshëm i Hagës i shtoi bukurinë dhe madhështinë festës kombëtare të pavarësisë. Dje një institucion ndërkombëtar rrëzoi akuzat e pabaza për krimet e pretenduara që ka bërë UÇK-ja dhe komandantët e saj. Luftëtarët kanë mbrojtur pastërtinë e luftës së tyre. Vendimi i gjykatës është ngjarje e rëndësishme në jetën personale të ish akuzuarve të cilët ju kthyen familjeve, qytetarëve dhe institucioneve. Unë ju uroj atyre mirëseardhje dhe mbarësi në jetë" tha KrasniqiAi ka theksuar se drejtësia do të triumfojë edhe për ushtarët e tjerë të UÇK-së të cilët akuzohen për krime lufte."Kam besim se edhe Fatmir Limaj dhe ushtarët e tjerë të UÇK-së do të fitojnë, dhe do të shpallet pafajësia e tyre dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta mbrosh luftën qoftë edhe duke sakrifikuar moralin, është një nder shumë i madh. Edhe një herë, mirë se erdhe Ramush Haradinaj në familjen tënde dhe në Kosovë” shtoi Krasniqi.Një ditë më parë Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi liroi nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.