Nice: Del Ponte përgjegjëse për lirimin e Haradinaj, akuzoi pa prova
Ish prokurori i gjykatës së Hagës, Jeffrey Nice ka deklaruar se përgjegjësi të madhe në rastin e lirimit të Haradinajt, Gotovinës dhe Markaqit, mban ish-kryeprokurorja Carla Del Ponte, e cila ka injoruar këshillat e juristëve të Gjykatës, të cilët paraprakisht kishin paralajmëruar se akuzës së saj i mungonin provat.Në një intervistë për “Dnevni Avaz”, ai ka thënë se e gjithë procedura kundër ish-komandantit të UÇK-së është një turp për gjithë zyrën e prokurorisë së Tribunalit të Hagës, për atë se ata janë liruar por për atë që e gjithë procedura është ndjekur ashtu siç nuk do të duhej.Sipas tij, juristë të kualifikuar edhe para se të ngitej procedura ndaj Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij në Tribunalin e Hagës, i kanë sygjeruar kryeprokurores së atëhershme, Carla Del Ponte se nuk kishte prova dhe as dëshmi të mjaftueshme për ngritje të akuzës.“Carla Del Ponte pas atij momenti ‘urdhëroi’ tre juristë të cilët nuk kanë përvojë si avokatë në Gjykatë dhe të cilët pas ngritjes së akuzës nuk kanë përfaqësuar rastin në gjykatë, në emër të prokurorisë”, ka thënë Nice.