EULEX: Audio-regjistimet mund t’i kenë publikuar avokatët mbrojtës
Misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX ka deklaruar se audio-përgjimet ndaj kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe disa funksionarë të lartë të PDK-së mund të jenë shpërndarë nga avokatët mbrojtës.Në një njoftim për mediat, EULEX thekson se përgjimet janë pjesë e një hetimi që është duke u zhvilluar, dhe se ato i janë dorëzuar avokatëve mbrojtës dhe gjykatës në Prishtinë, duke mos përmendur se për cilin rast dhe për cilin person që është nën hetim bëhet fjalë.“Një burim ndërkombëtar i sigurisë, i cili deshi të mbetej anonim, tha sot se përgjimi “është pjesë e hetimit për korrupsionin në Ministrinë e Transportit, se është pjesë më e gjerë e hetimit lidhur me vjedhjen e rreth 2 milionë eurove në atë ministri ndërmjet viteve 2008 -2012”, thekson Koha Ditore.Në këtë aferë është akuzuar ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit dhe deputeti i partisë së Thaçit, Fatmir Limaj.