FMN kusht për Greqinë: Të riblehet borxhi

Pavarësisht dritës jeshile të dhënë nga ministrat e financave të Eurogrupit për Greqinë, FMN kërkon nga Athina të përfundojë me sukses programin e riblerjes së obligacioneve greke dhe më pas të marrë këstin e kredisë.Sipas FMN-së riblerja e borxhit është e nevojshme për të shkurtuar borxhet e Greqisë në një nivel të qëndrueshëm. Por suksesi i riblerejes së obligacioneve greke varet nga çmimi  që Athina mund të blejnë borxhet në në tregjet javën e ardhshme."Ne do të jemi në kërkim për zbatimin e operacionit të riblerejes së borxhit. Zbatimi me sukses  i këtij  programit  do të bëjë që në të rekomandojmë ndihmat " tha zëdhënësi i FMN Gerry Rice.Pavarësisht nga fakti se qeveria e re greke kishte kryer reformat dhe ka kaluar edhe  një buxhet shtrëngues  e të ashpër të kërkuara nga  huadhënësit ndërkombëtar,  kredia e radhës u  vonua për disa javë nga një mosmarrëveshje mes huadhënësve. Ata kanë rënë dakord që ti japin Greqisë  një periudhë kohore prej 2 vjetësh  për të kryer reformat.Ndërkohë ministri i financave greke Janis Sturnaras e ka cilësuar si detyrë patriotike pjesëmarrjen  vullnetare në programin e riblerjes së obligacioneve greke, me qëllim që të ulet borxhi publik me rreth 30 miliardë euro.Ai vuri në dukje se pas vendimeve të Eurogrupit e ardhmja është më e mirë, ofron shansin për të dalë nga rrethi vicioz i borxhit të ekzagjeruar dhe recesionit, por nuk është ora për festime.Në fillim të javës së ardhshme do të publikohet oferta e blerjes së obligacioneve, që do të mbetet e hapur për rreth 7 ditë. Shteti  grek do të disponojë rreth 10 miliardë euro për të blerë obligacione me vlerë nominative pothuajse 30 miliardë euro.