Kryetari i PDSH-së Thaçi viziton familjen Haradinaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2012, 16:48
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi pas pjesëmarrjes në pritjen solemne të organizuar në Sheshin e Prishtinës, ku mijëra qytetar ishin mbledhur për të pritur ardhjen e ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, së bashku me të afërmit dhe familjarët e Haradinajt ka qëndruar edhe në shtëpinë e Haradinajve, ku ka takuar edhe babain e Ramushit, Hilmi Haradinaj.Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka ri-përsëritur qëndrimin që kjo fitore e madhe do të thotë faqebardhësi për Ramushin dhe bashkëluftëtarët e tij por edhe për të gjithë kombin shqiptar.Ndërsa Ramushit i uroi suksese të reja në betejat politike dhe sfidat e radhës sepse Kosova ka nevojë për Ramushin dhe ai mund të çojë punët përpara.