Serbët protestojnë kundër lirimit të Haradinajt

Familjarët e serbëve të vrarë në Kosovë kanë protestuar sot në Beograd, kundër lirimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.“Kjo është shuplaka e fundit në fytyrë. Më kot kemi dhënë dëshmi në Hagë dhe në organet tona të drejtësisë. Askush nuk ka treguar interesim”, u ka thënë gazetarëve Gordana Gjikanoviç, nga Organizata e familjeve të të vrarëve.Sipas saj, nga vitit 1998 e deri më sot, “në Kosovë janë vrarë 3,500 serbë dhe joshqiptarë".Gjykata e Hagës ka liruar të enjten Haradinajn dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, nga të gjitha akuzat për krime lufte.