Bisedimet Kosovë-Serbi, të martën takimi i radhës Thaçi-Daçiç

Dy kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, të martën, do të takohen sërish në Bruksel, ndërsa në rend të ditës do të jetë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe të cilat citojnë Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç i cili ka konfirmuar takimin me Thaçin.“Vazhdimi i dialogut është në interes të Serbisë. Nuk jemi në situatë të zgjedhim me kë do të bisedojmë”, ka thënë ai.Ndërkohë, drejtori i zyrës për bashkëpunim me mediat në qeverinë e Serbisë, Milivoje Mihajloviç ka thënë se Daçiç ka propozuar që dogana të mos paguhet në vendkalimet administrative.“Presim që edhe për këtë të bisedohet në raundin e ri të bisedimeve. Nëse diçka thjesht do të paguhet, ekziston mundësia që një pjesë e parave nga Bërnjaku dhe Jarinja t’u adresohet komunave në veri të Kosovës”, ka thënë ai.