Pacolli: Do të punojë me Ramushin
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se është shumë i lumtur që do të punojë së bashku me Ramush Haradinajn në të mirë të Kosovës, ndërsa ka theksuar se pjesëmarrja e kreut të AAK-së do ta fuqizojë skenën politike në vend.”Është një vendim i drejtë, një vendim që është dashur të ndodhë edhe më herët, por thonë se drejtësia gjithmonë vjen, edhe pse vonohet nganjëherë. Sigurisht, unë kam thënë gjithmonë se politika e Kosovës ka nevojë edhe për Ramushin. Sigurisht që po, politika e Kosovës do të fuqizohet”, ka thënë Pacolli.Ndërsa përfaqësuesi i LDK-së Ismet Beqiri ka deklaruar se lirimi i Haradinajt është një fitore për drejtësinë. Kurse për të qenë Haradinaj kryeministër, sipas Isufit, kjo varet edhe nga të tjerët nëse janë të gatshëm të bëjnë marrëveshje.