Sulm me bombë molotov në ambasadën amerikane në Shkup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2012, 12:12
Një sulm me bombë molotov ka ndodhur mrëmjen e djeshme para hyrjes së ambasadës së SHBA-së në Shkup.Lajmi bëhet i ditur nga agjensia e lajmeve Ina e cila ka theksuar se policia ka arrestuar edhe autorin e sulmit i cili është një 37 vjeçar nga Shkupi.Sipas policisë, autori i sulmit ka hedhur bombën molotov para ambasadës amerikane dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja por është arrestuar më pas nga policia.Sipas mediave maqedonase, autori i këtij sulmi ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga policia se ishte fryëmzuar nga filmat.Ekipet e MPB kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se bomba molotov ka rënë 15 metra larg hapësirës pranë portës hyrëse të ambasadës dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.