Arrihet marrëveshje, AAK hyn në qeveri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2012, 13:57
Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për partneritet qeverisës.Burime të Gazetës Express thonë se bisedat që kishin nisur javë më parë janë konkretizuar me ardhjen e Ramush Haradinajt në Prishtinë.“Brenda dhjetë ditësh finalizohet koalicioni PDK-AAK. Partia e Ramush Haradinaj do të marrë poste të rëndësishme në Qeveri”, ka treguar një zyrtar i afërt me dy liderët politikë në kushte anonimiteti për Express.Ai nuk ka sqaruar se si do të ndahen postet qeveritare dhe mbi të gjitha kush do të jetë Kryeministër – Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj.