NATO dhe Ashton të martën diskutojnë për Kosovën

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton të martën në Bruksel do të shqyrtojnë gjendjen në Kosovë dhe përpjekjet e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor për të shpejtuar hapat për hyrje në NATO dhe në BE.Këtë e deklaroi për gazetarët një zyrtar i lartë i Aleancës veri-atlantike, duke theksuar se reformat politike dhe të tjera që po i zbatojnë vendet e rajonit janë me shumëçka të ngjashme kur bëhet fjalë për plotësimin e kushteve për tu bëtë anëtare të NATO-s dhe të BE-së, raporton gazeta Blic e Beogradit.Lidhur me këtë, si dhe për bashkëpunimin në Kosovë do të bisedojnë ministrat e punëve të jashtme, duke përfshirë edhe sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si dhe baroneshën Catherine Ashton, duke pasur parasysh që ajo është e përfshirë drejtpërdrejt në dialogun Beograd-Prishtinë, i cili në NATO është vlerësuar pozitivisht.Pritet që këtij takimi ministror një kontribut të fuqishëm t’i japë sekretarja Clinton, e cila sipas deklaratave të zyrtarit të NATO-s, i cili deshi të mbetej anonim, gjithnjë ka qenë fuqishëm e angazhuar për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, gjë që e dëshmoi ede me vizitat e paradokohshme vendeve të rajonit bashke me baroneshën Ashton.