Ramush Haradinaj viziton Prekazin e Gllogjanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2012, 11:04
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të vizitojë qendrat memoriale të UÇK-së në Prekaz e Gllogjan.Haradinaj do të zhvillohë homazhe në Kompleksin Memorial të Jasharëve në Prekaz, si dhe do të vizitojë familjen Jashari.Ai gjithashtu do të zhvillojë homazhe te shtatorja e dëshmorit Mujë Krasniqi, në Klinë ndërsa në orën 12:00, do të zhvillojë homazhe në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Gllogjan.Lideri i AAK-së, ditën e djeshme zhvilloi homazhe të varri i ish presidentit Ibrahim Rugova dhe të shtatorja e Zahir Pajazitit.