Boateng sulmohet në Gjermani, përfundon në spital

Kishtlindjet kanë kaluar me frikë për Kevin princ Boateng. Lojtari i Schalke 04 është sulmuar në qytetin Gelsenkirchen ku ai luan. Mesfushori ganez, është goditur me grusht nga një mik ish gruas së Boateng.Gjatë rënies ka thyerë një vazo dhe është dërguar në spital. Mjekët i kanë diagnostikuar dëmtime në qafë dhe në shpatull. Policia gjermane ka nisur hetimet dhe janë dëgjuar disa dëshmimtarë. Akoma nuk dihen motivet e incidentit.Bundesliga aktualisht është në pushimet dimërore dhe Boatengt i cili ka bërë emër jo vetëm në futboll por dhe i impenjuar në fushatën kundër racizmit, nuk ka impenjime për të përfaqësuar blutë e Schalkes deri në 26 janar.Shalke u kualifikuar për në fazën e 1/8 në sezonin aktual të Champions League si skuadra e dytë e grupit pas Chelseat dhe përballet në një sfidë të vështirë në raundin pasardhës me Realin e Madridit.