Të majtët nuk votojnë buxhetin e bashkisë së Tiranës: Të paqarta projektet

Shtyhet miratimi i buxhetit për bashkinë e Tiranes për vitin 2014-2016. Këshilli bashkiak mes debateve të shumta ka vendosur që buxheti të rishikohet dhe njëherë dhe më pas të rikthehet për miratim në javët e para të janarit.Mazhoranca ka kërkuar që të rishikohet buxheti duke deklaruar se nuk eshte i qarte projekti per investimet.Nderkaq Ferdinand Poni i PD tha se gjithçka eshte e qarte, duke e kosndieruar te pabaze pretendimin e te majteve, per te mos e votuar ate.Nderkaq gjate paradites mungesa e kryebashkiakut Lulzim Basha për të prezantuar projekbuxhetin afatmesëm 2014-2016 shkaktoi debate në mbledhjen e Këshillit bashkiak.Të majtët e quajtën shpërfillje për Tiranën mospraninë e Bashës, madje shkuan më tej kur kërkuan që nëse Basha nuk mund të mbajë të dy postet të tërhiqet nga kryetari i Bashkisë.Nënkryetari i bashkisë, Eno Bozdo, tha se buxheti total i Bashkisë së Tiranës për vitin 2014 është mbi 8 miliardë e 600 milionë lekë. Me buxhetin afatmesëm sipas nënkryetarit do të realizohen prjokte strategjike.