Projektbuxheti i Bashkisë, banorët e “Stacionit të Trenit” protestë për kompensimin

Qytetarët të cilët kanë prona në Stacionin e Trenit ku po bëhen punimet për zgjatimin e bulevardit protestuan para se anëtarët e Këshillit të zhvillonin mbledhjen e Këshillit bashkiak për projektbuxhetin afatmesëm. Ata u shprehën se nuk janë kompensuar nga Bashkia dhe se po jetojnë me qera.Shqetësimet e tyre dhe për hipotekimin ia paraqitën anëtarëve të Keshillit të bashkisë. Këta qytetarë që thonë se kanë të gjithë dokumentet e nevojshme që tregojnë se janë pronarë nuk kanë asnjë komunikim dhe shpjegim nga Bashkia e Tiranës nëse do të nisë kompensimi.