Qeveria rrëzon LSI-në për fasonët, Min. e Financave: Jo taksës 10%, asnjë përjashtim
Vihet në pikëpyetje miratimi nen për nen i paketës fiskale në Kuvend. Qeveria ka rrëzuar propozimin e deputetëve të LSI, që tatim-fitimi për biznesin fason të mos të rritet në 15 për qind, por të ruhet në masën aktuale 10 për qind.Zv.ministri i Financave, Ervin Mete, mbrojti në Komisionin e ekonomisë rritjen e tatimit me efektin që do kishte në buxhet, pasi arkës së shtetit do t'i mungojnë 28 milionë dollarë, por edhe tek kultura e mosdiskriminimit të bizneseve."Ulja e taksës për fasonët me efekte në buxhet, nuk mund të diskriminohen bizneset e tjera", tha Mete.Por në emër të deputetëve të LSI, Përparim Spahia, tha se propozmimi i qeverisë do të çojë drejt mbylljes së këtij biznesi, që aktualisht punëson 150 mijë persona.Pas këtij refuzimi mbetet për tu parë qendrimi që do të mbajë LSI. Vota kundër e LSI, mund të çojë deri në bllokim të paketës fiskale, pasi mazhoranca me vetëm 66 deputetë do ishte në vështirësi për te miratuar ligjet më të rëndësishme financiare.Ndërkohë në Komisionin e ekonomisë mazhoranca dhe opozita u përplasën edhe për propozimin e ri të Ministrisë së Financave që taton biznesin e vogël mbi bazën e xhiros së vitit të shkuar përkundrejt tatimit aktual prej 1.5 përqind të xhiros vjetore që bizneset vetëdeklaronin.Komisioni i ekonomisë miratoi gjithashtu propozmin e qeverisë që tekndërtesat stok, apartamentet të taksohen 30 leke për metër katrorë, ndërsa bizneset 40 lekë për metër katrorë, përkundrejt tatimit me 20 lekë që ishte aplikuar deri tani.