Aksident në Bulqizë, plagoset rëndë drejtori i spitalit, Shahin Kaja

Aksidentohet drejtori i spitalit të qytetit të Bulqizës, Shahin Kaja. Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Bulqizës,ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur rëndë drejtori Kaja dhe Afrim Ogshtuni, inxhinier miniere. Të plagosurit janë tranportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.