Kthimi i emigrantëve për festa, rritet fluksi në pikat kufitare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2013, 09:15
Shtohet numri i emigrantëve të cilët kthehen në vendlindje për të festuar festat e fundvitit.Në pikën kufitare të Kapshticës gjatë 24 orëv e të fundit kanë hyrë 2667 shtetas me 643 automjete ndërsa kanë dalë 1690 shtetas me 525 automjete.Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë 520 shtetas me 189 automjete ndërsa kanë dalë 407 shtetas me 607 automjete.Mësohet se gjatë natës është shënuar fluksi më i lartë i emigrantëve të cilët hyjnë në territorin shqiptar, ndërkohë që situata është normalizuar gjatë mëngjesit të sotëm.Aktualisht nuk konstatohen rradhë në pikën doganore të Kapshticës, por vetëm fluks të emigrantëve të cilët kthehen për të festuar festat e fundvitit.