Kukës, operacioni anti-kondrabandë, arrestohen 2 punonjës policie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2013, 11:32
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në policinë e Kukësit, ka vënë në pranga 2 punonjës policie, pasi dyshohet se ata janë bashkëpunëtorë të doganierëve, të cilët u arrestuar një natë më parë.Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy policët Eduart Matmuja dhe Fitim Korbi, të cilët tashmë janë në dhomat e paraburgimit, në komisariatin e Kukësit.Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njërit-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën, duke lënë të kalonin mallra kondrabandë, në doganën e Morinit.Ditën e djeshme policia arrestoi me akuzat për kontrabandë dhe shpërdorim detyre tre doganierë të pikës kufitare të Morinit.Në prangat e policisë ranë doganierët Mal Shahu, Xhevit Veseli, dhe Izmir Cengu, si dhe shtetasi Nadir Shahu, 36 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Transport mallrash kontrabandë”.“Arrestohen në Kukës tre doganierë, dy punonjës policie dhe një shtetas tjetër për kontrabandë dhe shpërdorim detyre. Në datë 26.12.2013, rreth orës 16:00 shërbimet e policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Morinë-Kukës, furgonin tip “Wolksvagen” me targa “AA 009 DN”, me të cilin po transportoheshin mallra të ndryshme ushqimore pa dokumentet përkatëse dhe që janëbllokuar në cilësinë e proves materiale. Në automjetin e mësipërm janë arrestuar në flagrance shtetasit: Mal Shahu, 45 vjeç, lindur e banues në Bardhoc të Kukësit, me detyrë doganier në doganën e Morinit. Nadir Shahu, 36 vjeç, lindur e banues në Bardhoc e banues në Kukës, drejtues i mjetit me mallrat kontrabandë.Të dy të arrestuarit dyshohen se kanë konsumuar veprat penale të “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Transport mallrash kontrabandë”. Pas kapjes së këtyre mallrave, policia ka arrestuar shtetasit: Izmir Cengu, 58 vjeç, lindur e banues në Kukës, me detyrë doganier pranë dogbanes së Morinit; Xhevit Veseli,45 vjeç, lindur e banues në Kukës, me detyrë jurist i doganes së Morinit; Të dy këta persona kanë qenë në shërbim dhe dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë veprimeve doganore për furgonin tip “Wolksvagen” të drejtuar nga Nadir Shahu dhe që transportonte mallra kontrabandë. Hetimet lidhur me këtë rast janë kryer edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në përfundim të të cilave në mëngjesin e datës e së premtes janë arrestuar punonjësit e policisë:K/Inspektor Eduart Matmuja, 38 vjeç, me detyrë ndihmës.kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë; Inspektor Fitim Kordi, 31 vjeç, me detyrë ndihmës.kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Ndaj tyre ekzistojnë dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.Ndërkaq vazhdojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet e çështjes i kanë kaluar për veprime të mëtejshme organit të Prokurorisë.