Lehtësim të tregtisë me Kosovën, firmoset marrëveshja mes Spiropalit e Rafunës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2013, 20:55
Merren masa për lehtësimin e tregëtisë midis Shqipërisë dhe Kosovës por njëkohësisht edhe për të luftuar shkeljet në dogana.Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Lulzim Rafuna, të cilët vlerësuan nënshkrimin e marrëveshjes.Spiropali është shprehur se janë të përkushtuar të dy administratat doganore që të kalohet, nga një kufi real në një kufi virtual midis të dy vendeve.Në bazë të marrëveshjes parashikohet bashkëpunim në terren në lidhje me zbulimin e shkeljeve të ndryshme, por njëkohësisht për të ndihmuar dhe biznesin me proçedurat.