Biznesi i madh apel qeverisë: Të rishihet kërkesa e LSI, buxheti do përmirësime
Kur kanë mbetur dhe pak orë para se buxheti dhe paketa fiskale 2014 të marrin bekimin e Parlamentit, Konfindustria i kerkon qeverise dhe gjithe vendimarrjes politike shqiptare te perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise te tregohen te pergjegjshme per te permiresuar projekt buxhetin/PB 2014 dhe pasketen fiskale shoqeruese ne shqyrtimin nen per nen dhe marrjen parasysh te verejtjeve te arsyeshme te paraqitura nga grupet e interesit.Konfindustria ne bashkëpunim me partneret nderkombetare ka paraqitur paketen prej 10 pikash me qellim permiresimin e PB2014.Konfindustria vlereson, se PB 2014 paraqet 2 probleme kryesore, qe duhen permiresuar:Se pari, eshte e papranueshme mungesa e vleresimit per parashikimin e menyres se sjelljes se tregjeve, bizneseve dhe qytetareve nga zbatimi i masave te PB2014 dhe paketes fiskale pare nga kendveshtrimi i zhvillimit ekonomik. Politikat fiskale te vetem si qellim per tejkalimin e veshtiresive ne afatshkurter, te mbeshtetura ne rritje te borxhit publik, deficit buxhetor dhe shtim taksash, sikurse eshte thelbi i PB2014, mund te japin frymemarrje financiare te perkohshme, por rrezikojne te japin pasoja mjaft te padeshirueshme, nese nuk prodhojne zhvillim ekonomik te qendrueshem.Se dyti, politikat fiskale per te prodhuar zhvillim, punesim dhe mireqenie duhet te zbatohen mbi sektore te caktuar te ekonomise dhe jo mbi ndarjen biznes i madh/vogel mbeshtetur mbi xhiron vjetore, sikurse eshte parashikuar ne PB2014. Konfindustria, duke e mbeshtetur parimisht kerkesen e LSI/Levizjes Socialiste per Integrim per ruajtjen e tatim fitimit 10% per industrine fason vlereson, se eshte e domosdoshme, qe arsyetim i njejte duhet te shtrihet edhe per te gjithe sektoret e tjere te biznesit, qe punon ne kushtet e tregjeve te hapura dhe konkurences se lire.Qeveria ka rrëzuar sot propozimin e deputetëve të LSI, që tatim-fitimi për biznesin fason të mos të rritet në 15 për qind, por të ruhet në masën aktuale 10 për qind.Zv.ministri i Financave, Ervin Mete, mbrojti në Komisionin e ekonomisë rritjen e tatimit me efektin që do kishte në buxhet, pasi arkës së shtetit do t’i mungojnë 28 milionë dollarë, por edhe tek kultura e mosdiskriminimit të bizneseve.