Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: Qeveria të reflektojë për paketën fiskale
Dhoma e Industrisë dhe Tregëtisë vlerëson si pozitiv propozimin e LSI-së që tatimi mbi të ardhurat për Fasonët të vazhdojë të jetë në masën 10%.Ndërsa ka bërë analizën vjetore, Jaka theksoi se Dhoma e Tregëtisë është skeptike për projektbuxhetin dhe paketën fiskale."Kemi qënë dhe jemi oponent dhe skeptik dhe njëkohësisht për ndryshimet e fundit që po i bën paketës fiskale. Koha e shkurtër e konsultimeve me grupet e interesit të paketës fiskale dhe fillimi i zbatimit të saj në mënyrë të menjëhershme kanë marrë edhe kundërshtimet e sipërmarrjes private. Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë me vullnetin e saj pozitiv uron që mazhoranca e cilësuar të ketë të drejtë në arguementet e pakontestueshme dhe finalizimit të rezultatit pozitiv lidhur me reformat që ka nisur dhe jo duke u bazuar tek forca e kartonit. Partneriteti dhe dialogu privat, lufta kundër fenomeneve korruptive dhe arbitrare, lufta kundër evazionit fiskal dhe kontrabandës, siguria ligjore e stabilitetit ekonomik dhe politik janë të drejta të qytetarëve dhe të sipërmarrjeve shqiptare.Shpreh vlerësimin maksimal për angazhimin të LSI-së për të reflektuar në paketën fiskale amendimet për biznesin fason.Duke e vlerësuar këtë biznes si një ndër sektorët më të rëndësishëm që ka nevojë për përkujdesjen dhe mbështetjen e politikave qeveritare " tha Jaka.Gjithashtu, Jaka u shpreh se taksa progresive është e papërshtatshme për situatën ekonomike në të cilën ndodhet sot vendi.Jaka gjithashtu përmendi edhe disa nga problemet që janë hasur gjatë këtij viti. “Fillimi i vitit 2013 që shoqëroi me thellimin e krizës ekonomike të tilla si rritja e detyrimit financiar të buxhetit të shtetit ndaj sipërmarrjes private, thellimi i problematikës në sistemin e kredive me probleme, rënia e kërkesës për kreditim nga sipërmarrja dhe qytetarët shqiptar, rënia e fuqisë blerëse e konsumatorit shqiptar dhe ajo që është më e rrezikshmja është thellimi i dozës së mosbesimit dhe iniciatikës sipërmarrëse, stopimi që shoqëroi aktivitetin e sipërmarrjes private gjatë fushatës elektorale” tha ai.