Igumenicë, dy shqiptarë grabisin 4 të tjerë, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2013, 10:29
Përleshje mes shqiptarësh në Filat të Igumenicës. Mediat greke theksojnë se dy shqiptarë kanë hyrë në një fermë ku punonin 4 shqiptarë të tjerë dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë atyre 100 euro.Më pas, dy grabitësit i kanë detyruar të ecin në këmbë në një rrugë rurale 4 punëtorët shqiptarë por njëri prej tyre tentoi të largohej dhe autorët e qëlluan me armë dhe e plagosën në këmbë.I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.