PD 39 amendime buxhetit, Basha: Kërkesa të biznesit e premtime të Ramës
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend 39 amendamente për projektbuxhetin dhe paketën fiskale.Në një konferencë për shtyp, kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se ky akt bëhet në respekt të zërit të qytetarit që pret mbajtjen e premtimeve të Ramës, për të cilat e sollën në pushtet.“Konceptet tona për zhvillimin ekonomik mbështeten në vlerat e lirisë, ndryshe nga konceptet regresive të paraqitur nga Rama-Meta dhe që kanë fshirë nga fjalori fjalën zhvillim. Asnjë kryeministër në botë nuk do të guxonte të gënjente për uljen e taksave, po të kishte një miligram të vërtetë se ka ulur taksën e fitimit, sipërmarrja dhe unë do ti thurnim lavde këtij çlirimtari, por sipërmarrja është në revoltë të trefishtë, se rritja e 50% e taksës së fitimit, arbitraritet fyes, e poshtëron sipërmarrjen duke e akuzuar se paguan nën dorë për të përligjur rritjen e taksës” tha ai.Basha theksoi më tej se ashtu si edhe Partia Demokratike edhe sipërmarrja dhe grupet e interesit janë kundër paketës fiskale dhe buxhetin.“Ne nuk pretendojmë ta detyrojmë shumicën të votojë atë që nuk e ka kulturë, orogram, vizion, PD ka depozituar 39 amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale, mbi dy parime; interesi publik, premtimet elektorale të Ramës që e sollën në pushtet, premtimet dhe mbajtja e tyre janë kontrata e çdo qeveri me zgjedhësit” tha ai.Basha ka numëruar të gjitha amendametet e depozituara nga Partia Demokratike për paketën fiskale dhe buxhetin, ilustruar me premtimet e Ramës gjatë fushatës elektorale."Partia Demokratike ka propozuar heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë të shportës,legalizimin falas për zonat informale, shëndetësi falas me zero kontribute për qytetarët, sigurimi i vaditjes dhe kullimit për çdo metër tokë, heqjen e akcizës së naftës për fermerët si dhe heqjen e tvsh për imputet në bujqësi” tha Basha.Amendamentet e Partisë Demokratike që do t'i propozojë nesër në Kuvend janë si më poshtë:1 -Heqja e plotë e TVSH-se për energjinë elektrike për të gjithë qytetarët shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë veçanërisht familjeve në nevojë.2 -Rritjen e nivelit të të ardhurave për punonjësit me pagë deri në 300 mijë lekë të vjetra, deri në atë masë sa të paktën të ruhet fuqia blerëse e cila kërcënohet nga humbjet që do t’u vijnë si pasojë e inflacionit, rritjes së taksës së naftës, rritjes së akcizave, taksës së banesave, etj.3 -40 mijë lekë më shumë në muaj ose 500 mijë lekë në vit për mësuesit për të kompensuar humbjen edhe më të mëdha se kjo vlerë që do të vijnë si pasojë e inflacionit, rritjes së taksës së karburantit, rritjes së akcizës së pijeve alkoolike, duhanit, mallrave të tjera, taksës së banesës, etj.4 -Mos rritjen e taksës së propozuar për banesat e ndërtuara para vitit 1993. Pra mbajtjen e saj në të njëjtin nivel që e kemi lënë ne. Këto banesa në të shumtën e rasteve zotërohen nga persona me të ardhura jo të larta.5 -Përjashtimi nga tatimi për të ardhurat për të rinjtë e sapopunësuar për 5 vitet e para, dhe për sipërmarrësit e rinj, nga mosha 18 deri në 25 vjeç.6 -Mbajtja e pandryshuar e tatim fitimit për bizneset me xhiro më të lartë se 8 milionë lekë, me qëllim që biznesi dhe tregu shqiptar të jenë sa më konkurrues brenda dhe jashtë vendit. Të gjenerojnë vende të reja pune dhe të mos humbin ato që kanë aktualisht.7 -Kthimin aty ku ishte pra në uljen 4 deri në 5 herë (sipas zonës gjeografike) të barrës së propozuar nga qeveria Rama-Meta për ambulantët anë e mbanë Shqipërisë, kërkojmë që të qëndrojë ne nivelet që është aktualisht.8 -Pesëfishim të investimeve të shtetit për të gjithë fermerët shqiptare dhe gjithashtu kërkojmë që investimet ne infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit te jene ne masën 40 milionë dollarë (1/4 e premtimit prej 160 milionë dollarësh ne 4 vitet e qeverisjes)9 -Përjashtimin nga tatim-fitimi për industritë e reja agropërpunuese, për periudhën e4-viteve të para të veprimtarisë së tyre, me qëllim që të stimulohet rritja dhe konkurueshmeria e saj në tregun e brendshëm dhe rajonal.10 -Rritje me 0.53% të PBB-së, për sektorin e arsimit, me qëllim që brenda mandatit qeverisës, arsimi të ketë një mbështetje buxhetore në masën 5% të PBB-se.11 -Shpërblim fund-viti për çdo pensionist, të paktën sa gjysma e vlerës së pensionit mujor12 -Ne kërkojmë pagë të 13-të për çdo punonjës të administratës shtetërore, duke rritur fondin e veçantë të pagave13 -Tatim fitimi i thjeshtuar për sipërmarrësit e rinj, nga mosha 18-25 vjeç, të jete zero.14 -TVSH-ja për shërbimet shëndetësore të jete zero, jo vetëm për ilaçet por të gjitha shërbimet shëndetësore, për ta bërë kështu të plotë dhe jo të cunguar, premtimin e Ramës për shëndetësi falas. Nëse ky amendament hidhet poshtë dhe kapërdihet mashtrimi edhe në aulën e Kuvendit, të paktën barra për kontributet për sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuarit në fshat (fermerët) të bëhet zero, dhe jo të rritet 5 deri ne 8 herë siç propozon qeveria në paketën fiskale.15 -Heqje reale e taksës së biznesit të vogël, dhe jo zëvendësim i saj me taksën e thjeshtuar të fitimit. Nëse jo, ulje e mëtejshme e tatim fitimit Do kërkojmë heqjen e kësaj pike, nga paketa fiskale për biznesin e vogël, deri në masën 5%, duke rritur kështu mundësinë e biznesit për të investuar, e krijuar vende pune. Ky ishte edhe një premtim elektoral i Ramës.16 -Përjashtim nga tatim fitimi i sipërmarrësve që angazhohen të zbatojnë me korrektësi lejen koncensionare. Ndërkohë që me propozimin aktual tatohen me 15 %.17 -Sigurimin e pavarësisë së pushtetit lokal në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, kartës të autonomisë vendore të Këshillit të Europës për t’i mbledhur vete të ardhurat. Kjo do te rriste përgjegjësinë dhe mirëqeverisjen e çdo njësie të qeverisjes vendore dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.18-Për taksën e rritur të pronës të jetë pushteti qendror, dhe jo ai lokal, që të mbledhë "taksën mbi pasurinë e paluajtshme", pasi rol kyç ne këtë proces ka edhe bashkëpunimi me ZRPP-ne, e cila administron dokumentacionin përkatës.19- Dyfishim të investimeve të qeverisë për infrastrukturën vendore, të paktën 8 miliardë lekë për vitin 2014, për të mbështetur me investime sidomos zonat rurale e të prapambetura të Shqipërisë.