Prezantohet buxheti, Dalipi: Basha sjellje mospërfillëse, të gjejë kohë edhe për Këshillin
Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi ka akuzuar kreun e bashkisë për sjellje mospërfillëse ndaj këshillit, duke mos u paraiqitur në Këshill.Dalipi, duke kujtuar daljen e Bashës para mediave ëer analizen një vjeçare të punës së Bashkisë, ka thënë se ai duhet të gjejë kohë edhe për të qënë i pranishëm edhe në këshill."Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të jetë këtu, nëse gjen kohë për konferenca shtypi, duhet të gjejë kohë të paktën një herë në vit të vijë këtu dhe të flasë përpara qytetarëve dhe jo vetëm në zyrën e tij. Kur anashkalohet ky këshill unë gjykoj që është një shprehje e mospërfilljes, shprehje e asaj që deri diku po vuan Tirana. Futjes së politikës së madhe në atë çka ky qytet pret në të sotmen dhe të nesërmen e vet. Tirana është një kryeqytet pa kryetar. Braktisja e tij është joserioze” theksoi Dalipi.Ndërkohë prezantimin e buxhetit e ka bërë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo, i cili e ka quajtur projektbuxhetin një projekt shumë të rëndësishëm për të realizuar objektivat.“Sot, Këshilli Bashkiak i Tiranës merr në shqyrtim dokumentin më të rëndësishëm të vitit, dokument i cili përcakton linjat e zhvillimit të qytetit në tre vitet në vijim, ndjek prioritetet strategjike, mbështet zhvillimin ekonomik dhe social të Tiranës, nxit punësimin dhe shpirtin e sipërmarrjes dhe financon mekanizma për t’u dhënë përgjigje problematikave sociale të shtresave në nevojë dhe atyre të margjinalizuara. Dokumenti i sotëm është ka vijimësi logjike, programore dhe financiare. Ai hyn plotësisht në kuadrin e dokumentit të planifikimit buxhetor afat-mesëm 2014-2016, duke respektuar tavanet buxhetore, vijimësi e PBA 2013-2015. Veçanërisht ky i fundit është i rëndësishëm sepse përfaqëson një planifikim tre vjeçar koherent, i zbatuar për herë të parë në Bashkinë e Tiranës, me vizionin e ofrimit të zgjidhjeve tërësore dhe jo ad hoc, duke shënuar kështu një rritje cilësore shumë të madhe në mirëmenaxhimin financiar dhe vendosjen e objektivave të integruara për qytetarët e Tiranës. Buxheti total i Bashkisë së Tiranës për vitin 2014 është 8.645.847.000 lekë dhe paraqitet me rritje prej 5% në krahasim me buxhetin e vitit paraardhës” tha Bozdo.Bozdo kërkoi që vëmendja të përqëndrohet në rendin e ditës dhe shmangen akuzat politike.“Në të mirën e qytetarëve të Tiranës ti mbahemi rendit të ditës, të shikojmë dokumentin që kemi përpara. Çdo diskutim për situata që kanë ndodhur gjithmonë edhe më parë nuk do kontribuonte as në klimën e mirë që kemi sot, as në diskutimin për të përmirësuar këtë dokument, do të na çonte në një rrugë pa krye” tha ai.Ndërkohë në emër të këshilltarëve të djathtë, Ferdinand Poni e cilësoi të pavend ndërhyrjen e kryetarit të Këshillit bashkiak Dalipi duke theksuar se në seancë ndodhet nënkryetari i Bashkisë që do të japë të gjitha shpjegimet e nevojshme për pr/buxhetin e Tiranës.Nësë mazhoranca në Këshill, ballafaqoi 2 buxhetet dhe tha se mjaft projektet si ajo e zhvendosjes së kazinove në periferi apo mbledhja e taksave të tyre ka dështuar.Diskutimet për prjoktbuxhetin u ndërprenë, pasi këshilltarët kërkuan pjesëmarrjen në një ceremoni mortore dhe diskutimet do të rikthehen pasditen e së premtes.