Arrestimi i Xhelal Mziut, policia gjyqësore sekuestron dokumentacionin për tenderat

Pas njohjes së masës së sigurisë “arrest me burg”, hetimet për kryetarin e Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu po kalojnë në një tjetër fazë. Një oficer i policisë gjyqësore i prokurorisë së Tiranës ka qënë në Bashkinë e Kamzës për të sekuestruar të gjithë dokumetacionin e tenderimeve që janë kryer në këtë njësi vendore për të parë nëse ka shkelje të tjera.Perveç tyre oficeri do të sekuestrojë edhe një sërë dokumentash që kanë të bëjnë me mënyrën si janë vendosur taksat në bashkinë Kamëz, pasi disa biznese prej vitesh ankohen se disa prej tyre janë të padrejta.Këto taksa, gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit i ka shpallur antiligjore, ndërsa Mziu si kryetar i Bashkisë nuk ka marrë masa që të mos aplikohen, por i ka thelluar më tepër.Xhelal Mziu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndërsa pritet edhe ankimimi në gjykatën e Apelit për masën e sigurisë vendosur 4 ditë më parë nga gjykata e shkallës së parë Tiranë.Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua mbrëmjen e të premtes pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas. Arrestimi erdhi pas një hetimi, i cili kishte nisur disa muaj më parë, nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkine e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim.Rreth 800 milion lekë të reja ka qënë fondi i segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër e cila kishte ofruar rreth 200 milion lekë më pak sesa shumë prej 800 milon lekë.Xhelal Mziu, 46-vjeç është zgjedhur si Kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë nga Partia Demokratike. Aktualisht po ushtronte mandatin e tij të dytë në këtë detyrë.