Diego Simeone trajneri më i mirë në Spanjë gjatë 2013

Diego Simeone ka fituar trofeun e trajnerit më të mirë të vitit në Spanjë për gjithçka ka arritur gjatë 2013. 43-vjecari në vitin 1996 ishte shpallur futbollist më i mirë  në kampionatin spanjoll po me Atletikon e Madridit, që në atë kohë fitoi kampionatin dhe Kupën e Mbretit.Në fakt 2013 ka qenë një vit sensacional për Simeonen dhe Atletikon, që u rikthye pas shumë vitesh në Champions Ligë, madje duke u kualifkuar në 1/8 si më e mira e grupit. Ndërkohë që edhe në La Liga ka patur një ecuri të jashtëzakonshme, duke rivalizuar me Barcelonën për kreun e renditjes, pa harruar edhe faktin "Los Colchoneros" pikërisht nën udhëheqjen e argjentinasit triumfuan në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Realit të Madridit, trofe që u shtohet suksesit në Europa Ligë dhë në Superkupën e Europës gjatë 2012.Niveli I lartë I shfaqur nga "Los Colchoneros" u reflektua edhe me grumbullimin në kombëtare nga Visente del Boske të disa futbollistwvetë formacionit të Simeones, si Mario Suarez, Koke apo Diego Lopez, që aktualisht është edhe golashënuesi më i mirë i La Ligas me 19 gola, 1 më shumë se Kristiano Ronaldo. 15 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje e rendisin Atletikon në të njëjtën kuotë pikësh sa Barcelona, 46, nga 51 të mundshme, duke e humbur vendin e parë vetëm për shkak të golaverazhit më të mirë të katalanasve. Gjatë këtij viti kalendarik, Simeone e ka drejtuar Atletikon në 56 takime zyrtare, ku ka arritur 36 fitore, 13 barazime dhe vetëm 7 humbje, me një golaverazh pozitiv 106 gola të shënuar dhe 37 të pësuar.