“L'Equipe” bën parashikime dhe shpall formacionin e vitit

Gazeta franceze “L'Equipe” ka shpallur formacionin më të mirë për vitin 2013-të në kampionatin francez. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, dominimi është i madh nga parizienët. Kështu në formacionin 4-5-1 të propozur nga kjo gazetë në portë është portieri i Lille, Enejema. Në mbrojtje Aurier i Touluse, Kjaer dhe Tiago Silva në qendër ndërsa Souare nga e majta. Në mesfushë janë Lemoine, Thiago Motta, Jeims Rodriguez ndërsa më të avancar Hamouma dhe Cavani mbështesin Ibrën e vetëm në sulm.Brazili kampion i botës, Rudi Garcia trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit, dhe Ronaldinho njeriu i ndeshjes në finalen e Rios mes kombëtares braziliane dhe Uruguajit. Janë këto prognozat evidente me sensin e shakasë të të përditshmes franceze “L'Equipe”, që nëpërmjet faqes së saj në Twitter argëtohet duke shkruajtur nga fillimi e deri në fund gazetën e vitit 2014. Lajmi i vitit kuptohet qartë është suksesi i Brazilit në bootëror, një sukses i firmosur nga dygolshi i Ronaldinhos për Selecaon në finalen me Uruguajin.Por sipas parashikimit me nota humori të “L'Equipe”, zbulimi i vërtetë në Rio 2014 do të jetë Paul Pogba, që do të zgjidhet si futbollisti më i mirë i kompeticionit. Didier Drogba do të rikthehet te Olimpiku i Marsejës 10 vjet pasi u largua prej aty për të shkuar te Chelsea, ndërsa Rudi Garcia do të zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë në 21 korrik të 2014 me objektivin për të fituar Europianin e 2016.