Murinjo: Luajtëm mirë, barazimi i drejtë
Pas barazimit ndaj Arsenalit, trajneri i Chelseat, Jose Murinjo është shprehur shumë i kënaqur nga rezultati që prodhoi fusha e lojës. Portugezi mendon se skuadra e tij e kontrolloi lojën, por theksoi se sulmuesit duhet të jenë më të saktë përpara portës së ekipit kundërshtar. Me këtë fitore, Arsenali mbetet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Liverpulin, ndërsa Chelsea vazhdon të mbetet dy pikë pas."Ishte një ndeshje shumë takitike. Një ndeshje që Arsenali dëshironte ta fitonte, por edhe nuk po pranonte të humbiste. Chelsea kishte shumë shanse për të fituar mjafton të shikoni edhe statistikat. Portieri jonë ishte spektakolar gjatë gjithë ndeshjes. Ishte e rëndësishme të mos ta humbisnim këtë ndeshje për të qëndruar dy pikë prapa. Më tej 52-vjeçari është shprehur se skuadra është në rrugën e duhur sa i përket fitimit të titullit:"Kemi luajtur ndaj 3 skuadrave të forta dhe nuk kemi pësuar humbje. Është tregues i potencialit tonë. Do të ishte më mirë që të ishim në krye të renditjes në këtë periudhë, por besoj se jemi në një pozicion të mirë".Në fund portugezi foli edhe për çështjen e titullit kampion."Nëse shikoni renditjen, për momentin janë 6 skuadra që mund ta fitojnë titullin. M. United dhe Tottenham nuk janë në vendet e para por nuk do të ishte çudi që brenda pak ndeshjesh të jenë të parët" - tha Murinjo.Pas kësaj ndeshje, "Blutë" do të kenë një kalendar të ngjeshur në ditët në vijim, pasi kampionati anglez është i vetmi që mbyllet gjatë periudhës së festave.