Venger: Luajtëm mirë, por na mohuan një penallti
Arsen Venger është shprehur i kënaqur njëlloj si kolegu i tij nga Chelsea për sa i përket rezultatit të ndeshjes, por jo dakort me mënyrën se si luajti ekipi kundërshtarë. Francezi mendon se Arsenali luajti për fitore dhe krijoi shumë mundësi, por nuk arriti ti shfrytëzoj si duhet. 65- vjeçari u ndal edhe tek episodet e diskutuara gjatë ndeshjeve kur Ullokotit ju mohua një penallti e pastër."Mendoj se në rastin e Ullokot ishte një penallti shumë e dukshme. Nuk e di pse gjyqtari nuk e akordoi, por ishte një moment që mund të kishte vendosur fatet e ndeshjes.Në lidhje me lojën francezi shtoi:"Ishte një ndeshje me intesitet të lartë. Ata u munduan më shumë të mbroheshin dhe të na goditinin me anë të kundërsulmeve. Arritëm të krijonim disa raste, por e patëm të vështirë të dilnim në lojën tonë të zakonshme" u shpreh 45-vjeçari.Në lidhje me luftën për titullin kampion, Venger theksoi se skuadra është në një renditje të mirë."Jemi në një pozicion të mirë për momentin. Liverpuli do të ketë një ndeshje të vështirë në fundjavë. Ne duhet të kujdesemi për ndeshjet tona, pasi kampionati është i gjatë dhe të gjithë kundërshtarët do të humbasin pikë", ka përfunduar fjalën e tij Arsen Venger pas ndeshjes.