100 më të mirët e planetit sipas "The Guardian"

Lionel Messi është lider edhe në listën e 100 lojtarëve më të mirë të planetit, e publikuar nga tabloidi britanik "The Guardian", ku edhe një herë lë pas portugezin Cristiano Ronaldo. Shkalla më e ulët e podiumit të treshes së parë zihet nga suedezi Zlatan Ibrahimovic që lë pas finalistin e Topit të Artë, Franck Ribery. Ndërkohë që 10-ja më e mirë kompletohet nga Iniesta, Neymar, Bejl, Ksavi, Suarez, dhe Aguero.Në listën e hartuar nga 15 ekspertë futbolli, Barcelona numëron plot 11 lojtarë, e ndjekur nga Reali i Madridit me 9, ndërsa Atletico Madrid shfaqet si rrallëherë me 5 lojtarë të skuadrës së saj. Bie në sy përfaqësimi i pakët nga futbollistët që luajnë në Itali, vetëm Juventusi dhe Roma kanë përfaqësuesit e tyre, Lacio me Marketin dhe Milan me Balotelin. Nga bardhezinjtë janë Bufon, Pirlo, Vidal dhe Tevez, ndërsa nga verdhekuqtë janë Benatia, De Rosi dhe Pjanic. Interesant në fakt në listën e 100 futbollistëve më të mirë janë Dario Konka i Guangzhu Evergrande,Spanja kryeson edhe përsa u përket emrave të kombëtareve pasi kampionët e botës përfaqësohen me plot 17 emra në listën e gjatë, përfshirë këtu brazilianin e natyralizuar, Diego Costa, i cili do të veshë fanelën e "La Furia Roja" gjatë botërorit Brazil 2014.