Derbi, 3 javë pezullim për Muntarin

Goditja që i dha në kohën shtesë, më saktë në minutën e 48-të të pjesës së dytë të derbit me Interin serbit Kuzmanoviç, një goditje në fytyrë ndërsa loja kishte ndaluar, i ka kushtuar shtrenjtë Sulley Muntarit. Mesfushori nga Gana do të jetë i detyruar të mos aktivizohet në 3 ndeshjet e ardhshme të Milanit në Serinë A, pasi gjykatësi sportiv në Itali, Tosel e ndëshkoi me 3 javë pezullim, duke i dhënë në këtë mënyrë një kosto ekstra kuqezinjve pas disfatës në sfidën ndërqytetase.Për sa i përket reklamimeve për bërtitjet dhe koret që shprehnin diskriminim racial nga ana e tifozëve interistë, gjykatësi sportiv nuk morri asnjë vendim duke ja adresuar referimet e inspektorëve prokurorit federal sportive i cili do të bëjë vlerësimin nëse do të merren sanksione ndëshkuese. Përvec Muntarit nga disiplinori i Serisë A u dënuan edhe 6 futbollistë, të gjithë me nga një javë pezullim, Nene i Cagliarit, Campagnaro i Interit, Diamanti dhe Garcis të Bolognas, Gobbi i Parmës dhe Emerson i Livornos.Mes trajnerëve u ndëshkua me një gjobë prej 5 mijë eurosh trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri. Sa i përket skaudrave, Roma mori një gjobë prej 15 mijë eurosh, 6 mijë për Interin, 5 mijë Livorno dhe 4 mijë euro Kaljeri.