Arsenal dhe Chelsea ndahen në "paqe"
Arsenali dhe Chelsea janë ndarë në një barazim në ndeshjen e fundit të javës së 17-të në Premier League, në sfidën që u zhvillua në Emirates.Sfida në fakt nuk ka dhuruar shumë emocione ashtu siç pritej, pasi të dyja skuadrat u mbrojtën mjaftë mirë. Dy teknikët, Venger dhe Murinjo hodhën në fushë dy skuadra që nuk kërkonin të linin për asnjë arsye pikë. Blutë e Lonrdës gjatë pjesës së parë janë më të rrezikshëm dhe në disa raste vunë në provë edhe portierin e topçinjve, Shezni, që dy herë bëhet protagonist duke shpëtuar portën e tij nga goditjet e Torres dhe Uillian.Rasti më i mirë ishte pas 30 minutash me anë të Lampard që goditi tranversën, ndërsa Uollkot kërkoi një 11-metërsh.Edhe në pjesën e dytë mbrojtja e Chelseat dukej e padepërtueshme, ndërsa të besuarit e Murinjos kishin më shumë shanse për të shënuar. Portugezi vendos të bëjë edhe disa ndryshime duke hedhur në fushë Shurle dhe Oskar. Deri në fund rezultati do të mbetej i pandryshuar, ndërsa mund të themi se Venger edhe njëherë nuk mundi ta mposhtë Murinjon.Blutë e Londrës janë në vendin e katërt, ndërsa kreun e klasifikimit vazhdon ta ruaj Liverpuli, me pikë të barabarta me Arsenalin por me një golaverazh më të mirë.