Arsenali kërkon fitore ndaj Uest Hemit

Sot do të zbres sërish në fushë Arsenali që do të kërkoj fitore për tu ngjitur edhe njëherë në krye të klasifikimit në Premier League që tashmë mbahet nga skuadra e Liverpulit. Venger do të kërkoj një fitore në një transfertë aspak të lehtë si ajo e Uest Hemit. Topçinjtë që do të jenë me një mendje te ndeshja e Liverpulit me Sitin, nuk kërkojnë të bëjnë më hapa falls. Te Arsenali mungesa e madhe do të jetë Uelshajer që do të vuaj dënimin prej veprimit në ndeshjen me Sitin. Mungesat e tjera mund të jenë edhe ato të Mikel Diabi dhe Camberlin me mbrojtësin Koshilni.Të skuadra e Uest Hemit mungesat më të mëdha të konfirmuara janë ato të  Dauning, Karrol dhe Petric që nuk do të luajnë ndaj topçinjve. Kujtojmë se Arsenali vjen pas barazimit në ndeshjen e fundit më Manchester Sitin, ndaj nuk kërkon me hapa të tjerë falls që do të komplikonin situatën për titullin kampion. Një fitore e topçinjve dhe një barazim apo humbje e Liverpulit do ti rikthente sërish të besuarit e Venger në krye të kampionatit, atje ku kanë shumë javë që udhëheqin të vetëm.