Scolari, pas Brazilit te Barcelona?
Luis Felipe Scolari, trajneri i tanishëm i kombëtares braziliane do të jetë njeriu që do të drejtojë Barcelonën në sezonin e ardhshëm, të paktën sipas televizionit brazilian "O Globo".Pas largimit të papritur të Vilanovës për arsye shëndetësore, gjatë muajve të verës, Barcelona drejtohet nga argjentinasi Gerardo Martino, i cili pavarësisht ecurisë së mirë, nuk gëzon një emër si një trajner i madh. Gazetari anglez i “Sky Sports”, Graham Hunter, në programin “Revista e La Ligas” në televizionin brazilian “Globoesporte”, i pyetur nëse trajneri aktual i Barcelonës do të qëndrojë në vendin e tij, u përgjigj: "Kam frikë se jo, Besoj se synimi i presidentit Rosell është që të marrë Scolarin pas Kupës së Botës".Pikërisht për të kompensuar këtë handikap, drejtuesit e katalonasve kanë vendosur kontakte me Scolarin, i cili në anën tjetër nuk ka konfirmuar qëndrimin në krye të kombëtares braziliane pas Botërorit Brazili 2014. Ndërkohë, në një media spanjolle ditën e mërkurë thuhej se Martino është duke menduar largimin, pasi nuk ndihet i lumtur në Barcelonë. Argjentinasi ju ka rrëfyer personave të rrethit të tij më të ngushtë se nuk ndihet mirë te Barcelona nuk është i lumtur aty dhe kërkon të largohet në fund të sezonit komentoi argjentinasi.