Mourinho kritikon “qaramanët” e Arsenal
Trajneri i Chelsea Jose Mourinho ka kritikuar lojtarët e Arsenal si qaramanë, duke u shprehur se lojtarët e huaj të ekipit të drejtuar nga Arsene Venger u ankuan së tepërmi për vendimet e gjyqtarit në ndeshjen midis dy ekipeve londineze që u zhvillua të hënën në stadiumin “Emirates”."Ata pëlqejnë të qajnë, e kanë traditë. Dua të them se lojtarët anglez nuk do provokonin asnjëherë një situatë të tillë, dhe për këtë marr si shembull Frank Lampard." - u shpreh Mourinho."Lojtarët nga shtetet e huaja, sidomos nga disa shtete, e kanë këtë gjë në gjak. Ata sjellin shumë gjëra të mira në Premier League, por unë preferoj “Gjakun Anglez” në futboll dhe “Gjaku Anglez” në këto situata është një “Eja pra, të vazhdojmë lojën”." - shtoi portugezi.Chelsea ndodhet aktualisht në vëndin e katërt në klasifikimin e Premier League, ndërsa Arsenal në vëndin e dytë. Blutë kanë një bilanc pozitiv në përballjet me Suonsin. Dhe do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive. Chelsea nuk mundet në Stemmfor Brixh prej 17 ndeshjesh dhe do të tentojë që në sfidën e sotme jo vetëm që të mos humbas por që të marr një rezultat pozitiv.Në katër ndeshjet e fundit në përballjet e tyre skaudra e Murinjos gjithmonë ka dal fituese.