Kampioni i Botës Ismail Keta tërhiqet nga Kick Box
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2013, 08:45
Kampioni i Botës në Kick Box, Ismail Keta deklaron se nuk do të garojë më.Sportisti 38-vjeçar është shprehur në studion e emisionit “Mëngjes Express" në RTV “Ora News” se pas tërheqjes do të merret me të rinjtë nëpër shkolla.“Do të merrem me të rinjtë për t'i larguar nga veset dhe për t'i drejtuar nga sporti, pasi kjo është edhe një mënyrë për të rregulluar shoqërinë shqiptare. Punën time do t'ia kushtoj vëllait tim, Gjetan Keta, edhe ai merret me Kick Box” është shprehur Keta.38-vjeçari Ismail Keta ka fituar tre herë titullin kampion bote në Kick Box.